Kalo te përmbajtja
VISO AESTHETIC VISO AESTHETIC

08

Dermapen 4 & Exosomes

Microneedling me një nga teknologjitë lider, që mund të kombinohet me exosomes në protokolle të personalizuara.

Kërko një takim
Dermapen 4 & Exosomes

Trajtimet

  • Dermapen 4

    Microneedling që nxit proceset natyrale të rigjenerimit të lëkurës.

  • Exosomes

    Kombinohen me Dermapen në protokolle të personalizuara, për teksturën, poret, shenjat dhe linjat e holla.

Çdo trajtim fillon me një konsultë: specialisti vlerëson rastin tuaj dhe cakton protokollin.

Pyetje të shpeshta

A dhemb Dermapen 4?

Para trajtimit zakonisht vendoset krem anestezik, prandaj ndjesia është e durueshme.

Sa seanca duhen për Dermapen 4?

Për shenjat e akneve zakonisht 3–5 seanca, çdo 2–4 javë. Rezultati i plotë shihet pas disa muajsh, sepse kolagjeni formohet ngadalë.

A ka periudhë rikuperimi pas Dermapen 4?

Skuqja, si nga dielli, zgjat nga disa ditë deri rreth një javë. Grimi nuk vendoset për 24 orë.

Çfarë është Exosomes?

Ekzozomet janë vezikula shumë të vogla që mbartin molekula sinjalizuese. Te Viso përdoren në protokolle të kombinuara me microneedling ose lazer, sipas indikacionit. Nuk janë qeliza staminale, dhe provat shkencore janë ende në zhvillim: mjeku ju shpjegon në konsultë produktin dhe çfarë mund të prisni.

Informacion i përgjithshëm. Për rastin tuaj, përgjigjen e saktë e jep specialisti në konsultë.