Politika e privatësisë
Kjo faqe shpjegon cilat të dhëna personale mbledh Viso Aesthetics kur përdorni faqen tonë, pse, sa kohë i ruajmë dhe cilat janë të drejtat tuaja sipas ligjit nr. 124/2024 «Për mbrojtjen e të dhënave personale».
Përditësuar më 10.11.2026
Kush i përpunon të dhënat
Viso Aesthetics Albania, Rruga Asim Zeneli, Tiranë. Për çdo pyetje mbi të dhënat tuaja: info@viso.al ose +355 69 702 0929.
Çfarë mbledhim dhe pse
Kontaktet. Faqja nuk ka formular kontakti dhe nuk ruan emër, telefon apo email. Nëse na telefononi ose na shkruani në WhatsApp ose në info@viso.al, i përdorim kontaktet tuaja vetëm për t’ju përgjigjur dhe për të caktuar takimin; këto kanale i përpunojnë të dhënat edhe sipas politikave të tyre.
Stela, asistentja virtuale. Stela përgjigjet nga vetë shfletuesi juaj, pa asnjë shërbim të jashtëm inteligjence artificiale. Pyetjet e bëra Stelës ruhen pa emër dhe pa adresë IP; numrat e telefonit dhe emailet hiqen automatikisht para ruajtjes. I përdorim për ta përmirësuar asistenten.
Kush i sheh
Pyetjet anonime të Stelës dhe numëruesi i vizitave shihen vetëm nga administratori teknik i faqes.
Të dhënat ruhen te ofruesit tanë teknikë të hostimit dhe, për emailin, te Microsoft 365. Nuk i shesim dhe nuk ua japim të tjerëve për reklama.
Sa kohë i ruajmë
Pyetjet anonime të Stelës: deri në 24 muaj; pas këtij afati fshihen automatikisht.
Cookies dhe ruajtja në shfletues
Faqja jonë nuk përdor cookies reklamuese apo matëse dhe nuk ju ndjek. Shkronjat e faqes ngarkohen nga vetë serveri ynë. Numërojmë vetëm sa vizita ka faqja, me numëruesin tonë: pa cookie, pa adresë IP dhe pa asnjë shërbim të jashtëm. Nëse zgjidhni temën e errët, shfletuesi e mban mend këtë zgjedhje.
Kur vini te faqja nga një lidhje e një reklame tonë, shfletuesi mban mend emrin e asaj fushate vetëm gjatë kësaj vizite (deri sa të mbyllni faqen), që të dimë sa kërkesa sjell fushata. Nuk ruhet asgjë që ju identifikon.
Te faqja kryesore, «Rreth nesh» dhe «Kontakt» shfaqet harta e Google Maps, që ngarkohet nga Google: kur e shihni, Google merr adresën IP të shfletuesit dhe mund të vendosë cookies të veta, sipas politikës së Google. Lidhja me WhatsApp ju dërgon te WhatsApp.
Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni të shihni të dhënat që kemi për ju, t’i korrigjoni, t’i fshini, të kufizoni përdorimin e tyre, të kundërshtoni përdorimin dhe të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë. Shkruani te info@viso.al: ju përgjigjemi brenda 30 ditëve.
Nëse mendoni se të dhënat tuaja nuk trajtohen siç duhet, mund të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al).
Siguria
Faqja punon vetëm me lidhje të shifruar (HTTPS).